Lajme

Putin reagon për çështjen e Finlandes dhe Suedisë në NATO

Autori: Gazeta inFokus 15:15 | 16 May 2022

Presidenti Vladimir Putin ka thënë se Rusia nuk ka asnjë problem me Finlandën dhe Suedinë, por se zgjerimi i infrastrukturës ushtarake në territorin e tyre do të kërkonte një reagim nga Moska.

Duke folur për zgjerimin e NATO-s në një samit të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) të udhëhequr nga Rusia në kryeqytetin rus, ai thotë se është problem për Rusinë dhe është në interes të SHBA-së.

Shefi i Kremlinit gjithashtu ka thënë se Rusia duhet t’i kushtojë vëmendje shtesë atyre që ai thotë se janë planet e NATO-s për të rritur ndikimin e saj global. /abcnews.al

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera