Lajme

Putin përmes telefonit kërcënon edhe Macronin

Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 03 March 2022

Presidenti rus Vladimir Putin, përmes telefonit i ka thënë homologut të tij francez Emmanuel Macron, se do t’ia arrijë qëllimet e tij, shkruan Gazeta Infokus.

Ai i ka thënë se do ta çmilitarizojë me sukses Ukrainën dhe do ta bëjë atë neutrale.

Nëpërmjet një bisede telefonike të zhvilluar sot, Putin tha se çdo përpjekje e Ukrainës për të vonuar negociatat do të rezultonte vetëm në shtimin e Rusisë në listën e kërkesave të saj, shkruan BBC, transmeton Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Putin gjithashtu i tha Macronit se ai nuk ishte dakord me një fjalim që lideri francez mbajti dje, në të cilin ai e konsideroi presidentin rus përgjegjës vetëm për fillimin e luftës.

Ndryshe, delegacionet e të dyja vendeve pritet të takohen sot në Bjellorusi, afër kufirit me Poloninë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera