Lajme

Putin paralajmëron bllokimin e të gjithë korridoreve të grurit pas shpërthimit në urën e Krimesë

Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 14 October 2022

“Dërgimi i trupave të NATO-s në Ukrainë për një konfrontim të drejtpërdrejtë me ushtrinë ruse do të ishte shumë i rrezikshëm dhe mund të shkaktonte një katastrofë globale”, paralajmëron presidenti rus, Vladimir Putin, duke folur para gazetarëve në fund të samitit euroaziatik në Astana.Nga Kazakistani, Putin u shpreh se Rusia do të heqë dorë nga sulmet shkatërruese në infrastrukturën e Ukrainës dhe se mbetet i hapur me bisedime me Zelenskyn.

“Rusia nuk dëshiron të shkatërrojë Ukrainën. Ne mbetemi të hapur për bisedime me Ukrainën”, tha Putin.

Putin paralajmëroi dhe Perëndimin se do të mbyllë çdo rrugë që shërben si “korridor” për grurin, pas sulmit në urën e Krimesë.

-Advertisement-

“Rusia do të mbyllë korridorin e grurit nëse konfirmohet se eksplozivët e përdorur janë dërguar nga Odesa”, u shpreh lideri rus.Putin tha se nuk e sheh të nevojshme të bisedojë me Joe Biden në samitin e G20-ës. Ai foli me superlative për mobilizimin ushtarak rus. Sipas tij, mbi 222 mijë qytetarë rusë i janë përgjigjur thirrjes së tij për mobilizimin të përgjithshëm ushtarak.

“Thirrjes për mobilizim të pjesshëm nga gjithsej 300 mijë janë përgjigjur 222 mijë qytetarë rusë: operacionet do të përfundojnë brenda dy javësh. Aktualisht, 222 mijë njerëz nga 300 mijë janë mobilizuar. Mendoj se të gjitha aktivitetet e mobilizimit do të përfundojnë brenda rreth dy javësh”, tha presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë konferencës për shtyp, të mbajtur në Kazakistan.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera