Putin mobilizon rezervistët për luftë dhe kërcënon Perëndimin
Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 21 September 2022
Presidenti rus, Vladimir Putin, bëri të ditur se ka nënshkruar një dekret për mobilizim të pjesshëm ushtarak në Rusi.
Njoftimi vjen në kohën kur pushtimi i Ukrainës, me urdhër të tij, është në muajin e shtatë.
Putin, po ashtu, paralajmëroi Perëndimin se Rusia do t’i përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të mbrojtur territorin e saj dhe tha se “ky nuk është një mashtrim”.
Një ditë më herët, rajonet e pushtuara nga Rusia në Ukrainën lindore dhe jugore shpallën planet për të mbajtur referendume për bashkim me Rusinë.
Analistët thonë se përpjekjet e tilla, të mbështetura nga Kremlini, krijojnë terren që Moska të përshkallëzojë luftën, pas sukseseve të Ukrainës në fushën e betejës.
Referendumet, të cilat pritej të zhvilloheshin që në muajt e parë të luftës, do të fillojnë më 23 shtator në rajonet Luhansk e Herson, si dhe në Zaporizhja e Donjeck. Dy të fundit kontrollohen pjesërisht nga Rusia
Gjatë adresimit televiziv, Putin akuzoi Perëndimin për përfshirje në “shantazh bërthamor” dhe pretendoi – pa ofruar asnjë provë – se “përfaqësues të rangut të lartë të shteteve kryesore të NATO-s kanë bërë deklarata” për “mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore të shkatërrimit në masë kundër Rusisë”.
“Atyre që i lejojnë vetes deklarata të tilla në lidhje me Rusinë, dua t’ua kujtoj se edhe vendi ynë ka mjete të ndryshme shkatërrimi”, tha Putin.
“Kur integriteti territorial i vendit tonë të kërcënohet… për të mbrojtur Rusinë dhe popullin tonë, ne me siguri që do t’i përdorim të gjitha mjetet që kemi në dispozicion. Ky nuk është një mashtrim”, theksoi Putin.
Ai shtoi se mobilizimi i pjesshëm ushtarak do të nisë menjëherë.
“Po flasim për mobilizim të pjesshëm, pra vetëm qytetarët që janë aktualisht në rezervë, do t’i nënshtrohen rekrutimit, si dhe ata që kanë shërbyer në forcat e armatosura dhe kanë përvojën përkatëse”, tha Putin.
Ai tha se qëllim i tij është “çlirimi” i rajonit Donbas në Ukrainën lindore.
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha në një intervistë televizive se do të mobilizohen vetëm ata rusë që kanë përvojë përkatëse luftarake dhe shërbimi, e jo rekrutët dhe studentët.
Shoigu tha se rreth 300.000 njerëz të tillë do të thirren.
Ai, po ashtu, tha se 5.937 trupa ruse janë vrarë deri më tani në Ukrainë – shifër kjo shumë më e vogël se vlerësimet e Ukrainës dhe të disa vendeve perëndimore, që flasin për dhjetëra mijëra.
Kjo është hera e tretë që zyrtarët rusë japin shifra për humbjet ushtarake në Ukrainë. Hera e fundit ishte në fund të marsit, kur Ministria e Mbrojtjes njoftoi për 1.351 ushtarë rusë të vrarë në Ukrainë.
“Përshkallëzim shqetësues”
Ministrja e Jashtme britanike, Gillian Keegan, tha se kërcënimi i Putinit ndaj Perëndimit “është drithërues” dhe shtoi se fjalimi i tij “kishte shumë gënjeshtra”.
“Është një kërcënim serioz, por është një kërcënim që është bërë më parë”, tha ajo për BBC-në.
Më herët, Keegan tha se njoftimi i Putinit për një mobilizim të pjesshëm të forcave rezervë ruse, paraqet një “përshkallëzim shqetësues” të situatës.
Ajo tha se komentet e Putinit duhet të merren “seriozisht”, por bëri thirrje për qetësi përballë kërcënimeve të tij.
Keegan tha se diskutimet për zgjidhje diplomatike për luftën në Ukrainë, do të vazhdojnë./rel
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...