Lajme

Putin e ngriti në detyrë një zyrtar të burgut ku vdiq Navalny

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 21 February 2024

Britania vendosi sanksione ndaj gjashtë personave që ishin në krye të kolonisë penale të Arktikut, ku kreu i opozitës ruse Alexei Navalny vdiq të premten.

“Personat e sanksionuar, duke përfshirë kreun dhe pesë nënkryetarët e kolonisë penale, do të ndalohen të hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe asetet e tyre do të ngrihen”, tha Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron.

“Është e qartë se autoritetet ruse e panë Navalny-n si një kërcënim dhe u përpoqën vazhdimisht ta mbyllnin atë në heshtje”, tha Cameron në një deklaratë.

-Advertisement-

Raportuesja speciale e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut në Rusi, Mariana Katsarova, i bëri thirrje Moskës që të zhvillojë një hetim të pavarur për vdekjen e Navalny, duke pretenduar se Navalny mbahej në kushte shumë të këqija në burg dhe se atij nuk i ishte ofruar kujdesi i nevojshëm mjekësor.

Bashkimi Evropian ka njoftuar se ka ftuar të ngarkuarin me punë rus në Bruksel për një diskutim në lidhje me vdekjen në burg të liderit të opozitës Navalny.

SHBA ka njoftuar se do të shpallë sanksione të reja kundër Rusisë për shkak të vdekjes së Navalny.

Nga ana tjetër, më 20 shkurt, Putin promovoi një zyrtar të lartë të burgut ku vdiq Navalny.

Nënkryetari i shërbimit të burgut FSIN, Valery Boyarynev, u gradua gjeneral-lejtnant i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Kremlini tha se promovimi nuk kishte lidhje me vdekjen e Navalny. /REL

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera