Lajme

“Puthja e vdekjes”, lulet që iu dhanë Mimozës për ditëlindje janë për “funeral politik”, Lutfi Haziri flet për ‘befasinë’ që VV i bëri Kusarit

Autori: Gazeta inFokus 21:37 | 16 October 2024

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka komentuar një fotografi të zyrtarëve të VV-së përfshirë kryeministrin Kurti të cilët i shkuan në zyrë për t’ia uruar ditëlindjen Mimoza Kusari-Lilës, në kohën kur i dolën përgjimet me Simiqin e Listës Serbe.  

Haziri tha në Pressing në T7 se lulet që iu dhuruan Kusari-Lilës janë “funeral politik” për të.

 “Kjo i përngjan puthjes së fundit, puthjes së vdekjes. Do të thoja që këto lule në sallë janë lule të funeralit politik për Mimozën. Sado që po mundohet me u shitë si shefe e zgjedhur e grupit të VV-së ajo është trup i huaj në atë parti, Është përfaqësuese e një partie që ka hy aty është shkri në pozicion, një funksionare e caktuar, por që në politikë gjithmonë zgjedhet ai që i bën punët e ndyra për dikë”, tha Haziri.

“Nëse flasim për ditëlindje që në vend të gëzimit e urimit duhet me paralajmëru pavarësisht vlerësimit, po situata që e ka sjellë këtu është funeral politik…”, u shpreh Haziri.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera