Lajme

Pushuesi nga Kosova rrezikon të mbytet tek Rana e Hedhun, shpëtohet nga familjarët

Autori: Gazeta inFokus 19:26 | 08 July 2023
Një tjetër pushues ka rrezikuar mbytjen pasditen e sotme në plazhin e Shëngjinit në zonën e Ranës së Hedhun.

Kanë qenë familjarët dhe pushuesit e tjerë të cilët e kanë shpëtuar shtetasin nga Kosova, duke e nxjerrë nga uji, e më pas u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë tre ditë më parë një vajzë e mitur 7-vjeçare ka rrezikuar të mbytet po në plazhin e Ranës së Hedhur në Shëngjin.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera