Pushteti rrëzoi rezolutën kundër Mimoza Kusari-Lilës
Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 30 October 2024
Me humor të mirë, duke u shkrirë së qeshuri, deputetët e mazhorancës e rrëzuan sot projekt-rezolutën nga debati parlamentar për komunikimet e Mimoza Kusari-Lilës me Millan Radoiçiqin.
Projekt-rezoluta, e propozuar nga opozita, kërkonte hetimin dhe shkarkimin e shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në seancën e sotme të rregullt të Kuvendit të Kosovës, rezoluta kundër Kusari-Lilës u rrëzua me 60 vota kundër dhe një “pro” projekt-rezolutës.
Vota për, e qëllimshme apo e paqëllimshme nga një deputet i pushtetit, shkaktoi të qeshura në sallë. Kjo ndodhi bash në momentin kur u rrëzua projekt-rezoluta, e cila kishte në qendër të saj bisedën e Kusari-Lilës me kryeterroristin e Banjskës, Millan Radoiçiq.
Dikush nga grupi i deputetëve të mazhorancës sugjeroi se vota “për” u vendos gabimisht.
“Jo ka gabu, po për mësysh ma merr mendja..”, tha kryetari Glauk Konjufca. “kështu që rrëzohet kjo projekt-rezolutë”.
Projekt-rezoluta kërkonte hetimin e Kusari-Lilës dhe shkarkimin e saj nga funksioni i kryetares së grupit parlamentar.
Rreth dy javë më parë, u publikua një përgjim në të cilin u dëgjua zëri i Kusari-Lilës tek bisedon me terroristin Radoiçiq. Përgjimi i publikuar nga Paparaci, tregon Kusari-Lilën dhe Radoiçiqin teksa koordinohen për ligje të rëndësishme.
Publikimin, deputetja Kusari-Lila e ka quajtur të montuar.
Të tjera
-
Përmbytjet në Spanjë, flamujt evropianë para selisë në Bruksel ulen në gjysmështizë
Të paktën 95 persona raportohet se kanë vdekur nga përmbytjet në Spanjë, dhe ...
-
Rama: Kryeqyteti, i vetmi që ka krijuar Sektorin për Çështje të Kategorive të dalura nga lufta e UÇK-së
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se kryeqyteti është i vetmi që ...
-
Pritet ndalimi i përdorimit të pijeve energjike nën moshën 18 vjeç në Kosovë
Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen sot për seancën e radhës plenare. ...
-
Policia në kërkim të 21-vjeçarit nga Prizreni, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një p...
-
Tërhiqet ministri Murati, Asociacioni i Komunave thotë se është shtyrë zbatimi i normës tatimore progresive për prona komerciale
Asociacioni i Komunave të Kosovës ka njoftuar se Ministria e Financave ka sht...
-
47 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
47 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. Nga ...
-
Sërish përplasje para Kuvendit të Shqipërisë mes deputetëve të PD-së e Gardës
Deputetët e përjashtuar të opozitës janë rikthyer sërish në Kuvendin e Shqipë...
-
Sulmohet fizikisht një polic në Pejë
Është arrestuar një person në Pejë, pasi i njëjti duke mos i përfillur urdhra...
-
Njihuni me humanistin kosovar që po bënë punë të jashtëzakonshme me fëmijët që kanë nevojë për shërim jashtë vendit
Gjatë emisionit Doktor Plus është diskutuar për çështjet humanitare shëndetës...
-
Kurti drejt Zvicrës për takim me mërgatën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon takimet me mërgatën. Kësaj...
-
“Ka që e lypin dallamen edhe me miniq”, “Çmimi shkon deri në…” – Shitësja e veshjeve tradicionale tregon rastin epik që i ka ndodhur me vjehrra
Gjylshahe Hoxha një grua nga Prizreni e cila cilësohet si njëra nga gratë me ...
-
Nga kartela bankare e një personi janë bërë transaksione bankare pa autorizim, rasti po hetohet në Zubin Potok
Një person ka njoftuar se nga kartela e tij bankare janë bërë transaksione du...