Lajme

Punonjësit e arsimit të Vitisë protestojnë për mos daljen e pagave

Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 04 October 2024

Punonjësit e arsimit të Komunës së Vitisë sot kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës për shkak të vonesës së pagave për muajin shtator.

Problemi me paga ka krijuar polemika mes Komunës dhe Ministrisë së Financave, të cilat kanë akuzuar njëra-tjetrën për këtë problem.

Sipas Komunës së Vitisë, arsyeja për vonesën e pagave ka lidhje me çështje politike, ndërsa Ministria e Financave deklaron se përgjegjësia është e Komunës, e cila, sipas tyre, nuk ka bërë korrigjimet e nevojshme që janë kërkuar nga Ministria.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera