Lajme

Punonjësi vret pronarin pasi i mungonin 100 euro nga rroga

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 25 February 2018

Një sipërmarrës i moshës 55-vjeçare u ekzekutua me të shtëna pistolete nga një punonjësi i tij, këtë të shtunë.

Sipërmarrësi Nicola Sabatino, u vra me armë zjarri në Frignano të Caserta, Itali, nga punonjësi i tij Vito Recchimurzi, 51 vjeç.

Sabatino mësohet se kishte shkuar në shtëpinë e punëtorit për ta paguar, por aty lindi një sherr, për shkak se mungonin 100 euro.

-Advertisement-

Në gjaknxehtësi e sipër 51-vjeçari rrëmbeu një pistoletë që kishte në shtëpi dhe e vrau në vend.

Sipas punëtorit nga paga mungonin 100 euro, por pronari thoshte të kundërtën, çka bëri që kur Sabatino doli nga apartamenti i tij, Vito ta ekzekutojë me pistoletën që mbante pa leje.

I dyshuari u arrestua nga policia pak pas krimit, duke mos bërë rezistencë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera