Punonjëset e administratës publike sot punuan me gjysmë orari
Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 20 April 2023
Përkundër që orari i punës për punonjësit në institucionet publike është tetë orë, sot (të enjten) në prag të festës së Fitër Bajramit, kanë punuar me gjysmë orari.
Megjithatë ky orar ka vlejtur vetëm për gratë e këtij sektori. Ndërsa, edhe nesër (të premten), zyrtarët publikë do të kenë pushim për festën e Bajramit.
Një zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë, Remzi Sheqiri derisa ishte duke dalë në pauzë, ka thënë për KosovaPress se kanë pasur një njoftim që gratë dhe vajzat të punojnë sot (të enjten) vetëm deri në orën 12:00.
“Për femra po, prej 12:00. S’është e padrejtë (për meshkujt), sepse i kanë disa punë të shtëpisë femrat, pak më shumë se meshkujt”, thotë Sheqiri.
Edhe një zyrtar tjetër nga Instituti për Planifikim Hapësinor ka thënë se deri në ora 12:00 nuk është ardhur ndonjë njoftim për të punuar me orar të shkurtër.
Megjithatë, Shpend Agaj punonjës në këtë institut thotë se duhet pasur konsideratë që të paktën nënat t’i lëshojnë më herët.
Shefi i sektorit për informim, Përparim Gashi thotë se nëse në vendet perëndimore praktikohet që të punohet me gjysmë orari për festa të tillë, është mirë ta marrin edhe institucionet e vendit.
Ndërkaq, një zyrtar tjetër, Naser Korça ka kundërshtuar vendimin nëse për festa të tilla duhet të punohet me gjysmë orari.
Ndërkohë, gratë dhe vajzat që punojnë në administratë publike nuk kanë pranuar të flasin para kamerës.
Deri në momentin e publikimit të temës, zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme nuk kanë kthyer përgjigje për KosovaPress nëse ka pasur ndonjë vendim për shkurtim të orarit të punës në administratën publike.
Të tjera
-
Mërgimtarët po presin katër orë në Merdarë, kjo është gjendja në pikat tjera kufitare
Nga të dhënat e fundit, mërgimtarët po presin katër orë në pikën kufitare në ...
-
Maqedonci në takim lamtumirës me Komandantin e kontigjentit turk të KFOR-it
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se sot ka realizuar nj...
-
Kurti takoi mërgatën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Pas mbërritjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbrëmë, kryeministri Albin...
-
Aktakuzë kundër Nagip Krasniqit
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën ...
-
Tahiri: Qeveria Kurti çdo institucion apo projekt që e ka prekur, e ka shkatërruar
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se katastrof...
-
Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër një personi për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën ...
-
“Trepça” ua shkëput kontratat katër punëtorëve, i pesti u largua përkohësisht
Ndërmarrja “Trepça” ua ka ndërprerë kontratën katër punëtorëve pasi që të një...
-
Kurti udhëton drejt Amerikës, merr pjesë në Konventën e Demokratëve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara ...
-
Gjoba që e mori KESCO është 20 mijë euro (DOKUMENT)
Agjencia për Informim dhe Privatësi e ka gjobitur me 20 mijë euro Kompaninë K...
-
IKSHPK: Ka rritje të rasteve me COVID-19, vetëm për 5 ditë, 177 raste
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës përmes një komunikate ka...
-
Dëshmia e ish-ushtarakut amerikan në Hagë, tregon se çfarë kishin gjetur në një “dhomë tortṳre”
Në Dhomat e Specializuara në Hagë po vijon dëgjimi i dëshmitarit, Steven Russ...
-
Gjobitet KESCO, shkeli privatësinë e qytetarëve duke i shpërndarë faturat
Agjencia për Informim dhe Privatësi, ka shqiptuar gjobë ndaj kompanisë për Fu...