Lajme

Punime në “Pejton”, mbyllet për qarkullim rruga “Nazmi Mustafa”

Autori: Gazeta inFokus 07:15 | 21 October 2019

Duke filluar nga dita e sotme, rruga “Nazmi Mustafa” do të jetë e mbyllur për qarkullim me automjete.

Në lagjen “Pejton” po fillojnë punimet për implementimin e projektit për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit dhe rrugëve në këtë lagje.

Komuna e Prishtinës ka lutur banorët për bashkëpunim, fillimisht duke i larguar veturat e parkuara në këtë rrugë, në mënyrë që të mundësohet qasja në pjesët ku do të punohet.

-Advertisement-

“Falënderojmë qytetarët paraprakisht për mirëkuptimin dhe i lusim që gjatë kësaj kohe të shfrytëzojnë rrugët alternative për qarkullim në këtë pjesë të qytetit”, thuhet në komunikatën e Komunës së Prishtinës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera