Lajme

Punëtorja e bankës në Podujevë dorëzon në Polici rreth 15 mijë euro, dyshohet se janë të falsifikuara

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 14 February 2024

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një zyrtare e bankës në Podujevë ka dorëzuar 7380 monedha metalike nga 2 euro që dyshohet se janë të falsifikuara, e që janë deponuar në bankë nga klientë të ndryshëm gjatë një periudhe 5 vjeçare.

Rasti është paraqitur të martën në ora 10:00.

Sipas ankuesit paratë janë deponuar në bankë nga klientë të ndryshëm gjatë një periudhe pesëvjeçare.

-Advertisement-

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera