Lajme

Punëtori që u lëndua pas këputjes së vinçit në Mitrovicë mund të mbesë i palëvizshëm

Autori: Gazeta inFokus 20:52 | 24 June 2021

Punëtori që u lëndua pas këputjes së vinçit që po barte materiale ndërtimore në një objekt në Mitrovicë është në gjendje të rëndë.

Zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa, tha për Klankosova se punëtori është dërguar në gjendje të rëndë për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Pacienti ka ardhë pa vetëdiije në spital me autoambulancë. Frymëmarrja e tij ishte spontane dhe ka pësuar politraumë. Në spital është reanimuar dhe është intubuar, si dhe i është vendosur qaforja. Më pas ka marrë terapi dhe është dërguar me urgjencë në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm, sepse është në gjendje shumë të rëndë. Vlen të theksohet se në të dyja këmbët ka pasur fraktura të jashtme”.

-Advertisement-

Mjeku kujdestar në QKUK, Destan Cakaj,  tha se i lënduari ka rrezik të mbetet i palëvizshëm.

“Gjendja e tij është shumë e rëndë. Ka gjakderdhje në kokë. I ka keq dy unaza të boshtit kurrizor. Ka thyerje në të dyja këmbët. Ka rrezik që kah këmbët të mbetet invalid, por po shpresojmë që të përmirësohet gjendja e tij”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera