Lajme

Punëtorët teknike të Kuvendit hynë në grevë, Zemaj: Trajtimi i tyre është jashtë njerëzores, grevë për dinjitet

Autori: Gazeta inFokus 13:02 | 18 September 2024

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka vizituar punëtorët teknikë të Kuvendit të cilët kanë hyrë në grevë nga e dita e hënë për shkak të pagave të ulëta.

Ai ka thënë se këta punëtorë po detyrohen të mbajnë greva për të kërkuar minimumin e dinjitetit të tyre pasi sipas tij trajtimi i tyre është jashtë njerëzores.

Zemaj ka deklaruar se punëtorëve teknikë nuk u paguhet as trusti, sigurimi shëndetësor dhe as orët shtesë të seanca të gjata të Kuvendit.

-Advertisement-

Heshtjen e Kuvendit përballë grevës ai e ka quajtur të turpshme, shkruan Gazeta Infokus.

“Grevë për dinjitet! Është i papranueshëm fakti që tash e disa herë puntorët teknik të Kuvendit të Kosovës detyrohen të mbajnë grevë, në kërkim të respektimit të minimumit të dinjitetit të tyre, sepse trajtimi i tyre është jashtë njerëzores, këtyre puntorëve të vyer me pagë të ulët, nuk u paguhet as trusti, as sigurimi shëndetësor, por as orët shtesë në seancat e gjata me orë të tëra, mos të flasim për punët në vikend. Udhëheqja e Kuvendit duhet të trajtoj këtë problem, përndryshe është heshtje e turpshme”, shkruan deputeti i LDK-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera