Punëtorët që rrallëherë pushojnë
Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 16 May 2018
Kosova hynë në listën e vendeve me më së shumti festa zyrtare.
Në kalendarin e publikuar nga Ministria e Administratës Publike rezultojnë gjithsej 11 festa zyrtare me gjithsej 12 ditë pushimi.
Por derisa të punësuarit e sektorit publik pushojnë gjatë festave, të njëjtin fat nuk e kanë të gjithë të punësuarit në sektorin privat.
Nënkryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, ka thënë për Infokusin se në sektorin privat, pushimi në festat zyrtare respektohet fare pak.
”Përveç angazhimit të punëtorëve në ditë festa, shpesh punëtorët e sektorit privat punojnë edhe të dielave. Kjo është shumë shqetësuese prandaj inspektorati i punës duhet të bëjë më shumë në këtë drejtim, të punësoj më shumë inspektor dhe ta inspektoj e ta sheh gjendjen në teren’, ka thënë Hykolli.
Por shumë pak edhe raportohen shkeljet e të drejtave të punëtorëve në institucione që mbrojnë interesin e tyre.
Hykolli ka shtuar se mos raportimi vie për shkak të frikës për humbje të vendit të punës.
‘’Punëtorët e sektorit privat kanë frik nga punëmarrësit e tyre prandaj edhe nuk i raportojnë shkeljet. Kështu numri i ankesave të raportuara është shumë i vogël. Ka vetëdijesim shumë të vogël rreth raportimit për mosrespektim të pushimit, frika e humbjes së punës me pagë mesatare i detyron këta punëtorë të heshtin dhe të punojnë në rrethana të jashtëzakonshme’, ka thënë ai.
Nënkryetari i BSPK-së, ka thënë gjithashtu për Infokusin se pushimet nuk respektohet as në rast të lehonisë.
“Pushimi në sektorin privat në përgjithësi nuk respektohet. Te pushimi i lehonisë në të shumtën e rasteve dëmtohen kontratat dhe punëtorëve nuk u lejohet të marrin pushim pasi largohen nga puna”, ka thënë ai.
Ndërsa rreth numrit të festave zyrtare në Kosovë, Hykolli ka thënë se vazhdon të mbetet i madh.
“Festat zyrtare në Kosovë duhet të përkojnë me ato të Bashkimin Evropian sepse rruga jonë është drejt saj. Festat fetare për të gjitha komunitetet dhe festat shtetërore më të rëndësishme ndërsa festat që nuk festohet as në BE duhet të largohen nga kalendari i festave zyrtare”, ka përfunduar Hykolli.
E për këtë problem ka disa vite që dërgohen kritika të vazhdueshme drejt Qeverisë. Zvogëlimi i numrit të festave zyrtare në Kosovë duke larguar ‘Ditën e Evropës’ e të tjera po konsiderohet zgjidhja më e mirë.
Kohë më parë nga Qeveria e Kosovës patën deklaruar se ende nuk është ndërmarrë ndonjë nismë për ndryshimin e festave zyrtare.
“Festat zyrtare janë të rregulluara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Ndryshimi i tyre ndodh vetëm me anë të ndryshimeve kushtetuese. Aktualisht nuk është ndërmarrë ndonjë nismë e tillë”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë.
Ndryshe në ligjin për festat zyrtare në Republikën e Kosovë janë 11 festa zyrtare dhe 6 ditë memoriale./INFOKUSI
Të tjera
-
“Motër, a i len çelësat në kerr ti?”: Ky është i dyshuari që e mori veturën e kufomave dhe bënte ‘drifta’ në Pejë
Disa pamje në Pejë u bënë virale ditëve të fundit. Një veturë e bartjes së...
-
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e FSK-së
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përfunduar “Kursi i Nënoficer...
-
Lansohet pilotimi i programit të kuponëve
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë lansu...
-
Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takime...
-
Aktakuzë ndaj një personi për krịme lụfte, kreu dy vrạsje dhe një plạgosje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...
-
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet mạrihụanë
Një person është arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit. Policia ka njof...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkọolit sụlmoi policët
Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka...
-
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhụnim
Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar nj...