Lajme

Punëtorët e Lotarisë do të protestojnë sërish para Qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 04 November 2021

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës do të protestojnë para ndërtesës së Qeverisë, të premten në ora 11:30.

Paralajmërimin për këtë protestë e ka bërë Sindikata e Lotarisë.

Protesta do të organizohet me kërkesën për miratimin e Ligjit për Lotarinë e Kosovës.

-Advertisement-

Përmes një komunikate, Sindikata e Lotarisë së Kosovës ka thënë se që nga viti 2019 çështja e lotarisë vazhdon të mbetet peng i vendimeve politike.

“Çështja e Lotarisë së Kosovës ende vazhdon të mbetet peng i vendimeve politike qysh nga viti 2019,ndërsa punëtorët e saj janë në gjendje të rëndë ekonomike dhe ekzistenciale. Qeveria është aksionare dhe pronare e vetme e Lotarisë së Kosovës dhe ka obligim ndaj punëtorëve të saj’, thuhet në komunikatën e Sindikatës.

Sindikata theksoi se punëtorët do të vazhdojnë protestën deri sa të miratohet ligji./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera