Lajme

Punëtorët e KEK-ut në protestë, kërkojnë rritjen e pagave

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 24 October 2024

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës ka protestuar sot para zyrave të KEK-ut në Prishtinë.

Protestuesit kanë kërkuar rritjen e pagave, pagesën e rrezikshmërisë për ata që punojnë në kushte të vështira dhe pagesën e fundjavës për punëtorët me ndërrime.

“Është koha të ngremë zërin për të drejtat tona dhe të luftojmë për kushte më të mira pune, që na takojnë me ligj dhe janë të garantuara nga vendimet e gjykatave”, thuhet në kërkesën e kësaj sindikate.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera