Punësimet e kundërligjshme të Shpend Ahmetit (DOKUMENT)
Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 17 November 2017
Shpend Ahmeti i cili në balotash me Arban Abrashin po synon edhe një mandat të dytë për kryetar të Prishtinës, duket se nuk ka qenë shumë i kujdesshëm në ‘kurdisjen’ e vendeve të punës për ata të cilët ka dashur t’i punësoj në komunë.
Pikërisht në pikën ku shpend Ahmeti dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë qenë në vazhdimësi të ashpër me kritika dhe akuza ndaj partive tjera për punësime familjare e partiake, siç shihet nga disa dokumente kanë bërë edhe vetë të njëjtën gjë, por për dallim nga të tjerët, nuk kanë qenë të kujdesshëm në rregullimin e letrave, siç ndodh rendomë në institucione, shkruan Infokusi.com
Në të paktën dy punësime, Shpend Ahmeti del se nuk ka qenë aq parimor për të respektuar procedurat ligjore për punësim, madje ka bërë punësime dhe ka nënshkruar kontrata para se të shpallet konkursi.
Në një punësim në vitin 2015, kryetari Ahmeti ka nënshkruar kontratë para se të shpallet konkursi për atë vend pune.
Saktësisht, nënshkrimi i Shpend Ahmetit në kontratën e punës së Osman Bllacës, i punësuar në pozitën e auditorit të brendshëm, sipas dokumenteve të siguruara nga portali Infokusi, figuron që është bërë një ditë para se të hapët konkursi për këtë pozitë.
Osman Bllaca sipas këtyre dokumenteve ka nënshkruar kontratë me kryetarin e Prishtinë, Shpend Ahmetin me datën 21.08.2015, derisa një ditë mbasi i është nënshkruar kontrata Komuna ka shpallur vendin e punës për këtë pozitë.
Rasti tjetër është punësimi i Arben Ulqinakut. Arben Ulqinaku u punësua në komunën e Prishtinës për pozitën e Inspektorit të Ndërtimit në Drejtorinë e Inspekcionit, ndërsa pas tre muajsh Shpend Ahmeti i ka lidhur kontratë si zyrtar i lartë për ndërtime në Drejtorin e Urbanizmit edhe pse konkursi ka qenë për një drejtori krejt tjetër.
Kontrata e parë Ulqinakut i është nënshkruar për pozitën e punës siç ishte e shpallur në konkurs, pra inspektorit të ndërtimit, me datën 12.09.2014, ndërsa me datën 23.12.2014 të njëjtit i është nënshkruar kontrata nga vetë Ahmeti për pozitën zyrtar i lartë për ndërtime./INFOKUSI
Të tjera
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...