Lajme

Publikoi pamje me a*më në Tik-Tok, shoqërohet në polici i mituri nga Vitia

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 24 February 2024

Një i mitur nga Vitia ka publikuar një video me armë dhe me një shufër metali në rrjetin social Tik-Tok.

Lidhur me rastin, policia ka shoqëruar në stacionin policor të dyshuarin.

“Viti 20.02.2024 – 08:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar-i mitur pasi që në rrjetin social Tik-Tok ka publikuar një video me pistoletë dhe një shufër metali”, thuhet në raport.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera