Rozë

Publikohet video, Kiara u detyrua nga produksioni të ndahej me Luizin?

Autori: Gazeta inFokus 17:06 | 28 February 2023

Luizi dhe Kiara kanë vendosur që të rrin larg njeri tjetrit me këtë të fundit që ka qenë shumë e tensionuar ditën e sotme pasi Lui bëri që të prishte lojën, ku vajzat nëse do të fitonin do të merrnin avantazh.

Ajo ka qenë gjatë gjithë ditës e tensionuar dhe ka qarë madje pasi Luizi e kishte mbështet tek lavamani dhe nuk e linte dilte. Ai I tha pak më parë Kiarës: E provove që I coj njerëzit në limite, teksa kjo e fundit I thotë ik e mos hajde më.

Pas situtës së krijuar në tualet, Kiara doli e përlotur në oborr ku pati një diskutim të ashpër me Luizin. Ajo i tha Luizit që një herë të vetme që i vjen mundësia të ketë një avantazh në lojë, ai nuk e lë atë të qetë.

-Advertisement-

Luizi i tha Kiarës se nuk i bëri asgjë, as nuk e preku, po thjesht po qëndronte te lavamani. Ajo tha se nisi të qante sepse nuk po merte dot frymë dhe se pavarësisht kësaj, Luizi nuk e mori mundimin të largohej nga aty.

Fansat kanë kapur një moment, ku pas debatit Kiara shkon në dhomën e rrëfimit duke ngritur dyshime që ajo është detyruar nga produksioni që të ndahet. Diksutimi mes dyshesh vijoi edhe në dhomën e garderobës. Kiara i tha Luizi se ka nevojë për hapësirën e saj dhe se veprimi që ai bëri në tualet është i pafalshëm.

Sipas Kiarës, nëse ajo do ishte në vendin e tij, nuk do sillej njëlloj, por do i jepte hapësirën e duhur që ai të fitonte. Luizi tha se Kiara po i “bie në qafë” kot atij. Ai madje shtoi se është normale që atë ta mbante në një cep të lavamanit.

Luizi ka dalë disa herë haptas kundër produksionit të Big Brother duke nxjerrë bllof këta të fundit me lojërat e tyre të shëmtuara. Vëllai i Madh u dha vajzave një mission ku nëse nuk do ju flisnin djemve deri në darkë ata do të merrnin avantazh në lojë kundër djemve.

Këtë e kuptoj Luizi me djemtë ku ja prishën lojën vajzave me Kiarën e cila u dorëzua. Nita ka lexuar vendimin e zarfit ku thuhej se në rast se loja fitohej nga vajzat Ermiona do mund të takonte një familjar dhe jo avantazh.

Në këtë moment reagon Luizi: Lërini mër këta filma, duke dalë edhe një herë kundër produksionit. Si dënim Ermiona ka shkuar në nominim sëbashku me të tjerët, pasi ajo nuk ishte në nominim për shkak se kishte avantazh si lidere. Disa komentues janë shprehur të indinjuar se mos këto reagimi do të bëjnë që Luizi të dënohet me largim nga shtëpia.Shiko videon:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera