Lajme

Publikohet raporti “Mediat josociale”, përmenden edhe rastet e Flutura Kusarit dhe Saranda Bogujevcit

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 31 January 2024

Demokracia për Zhvillim ka publikuar raportin “Mediat josociale”, hulumtim për ekspozimin e dezinformimit gjinor në Kosovë për vitin 2023.

Aty janë nxjerr disa prej rasteve kur persona zyrtarë dhe publik japin cilësime dhe përshkrime të ndryshme për të tjerët.

Në këtë raport është përfshirë edhe rasti i përqeshjes së juristes të së drejtës së mediave, Flutura Kusari nga pjesëtari i shoqërisë civile, Rron Gjinovci.

-Advertisement-

Ndër rastet e raportuara është edhe lajmi që nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, kishte deklaruar: Unë kam vendosur të bëhem nënë pa pasur burrë.

Ky lajm është raportuar 184 herë me 5,805 pëlqime, 4,383 komente dhe 1,131 shpërndarje.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera