Lajme

Publikohet raporti i fundit i MSH-së, kaq persona u infektuan për një ditë

Autori: Gazeta inFokus 15:02 | 12 February 2022

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar 643 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta
infokus.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar katër raste të vdekjes, ndërsa janë shëruar 2.028 persona nga ky virus.

“Nga 4.043 testime, 643 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

-Advertisement-

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 2.028 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 204.632.

Në total numri i rasteve aktive është 14.639”, bëhet e ditur nga Ministria./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera