Lajme

Publikohet raporti i fundit i MSH-së, kaq persona u infektuan për një ditë

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 09 March 2022

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar 49 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta infokus.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar dy raste të vdekjes, ndërsa janë shëruar 80 persona nga ky virus.

“Nga 1.268 testime, 49 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

-Advertisement-

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 80 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.776.

Në total numri i rasteve aktive është 831”, bëhet e ditur nga Ministria./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera