Lajme

Publikohet raporti i fundit i MSH-së, kaq persona u infektuan për një ditë

Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 20 February 2022

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar 183 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta infokus.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar dy raste të vdekjes, ndërsa janë shëruar 713 persona nga ky virus.

“Nga 2.787 testime, 183 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

-Advertisement-

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 713 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 217.507.

Në total numri i rasteve aktive është 4.541.”, bëhet e ditur nga Ministria./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta speciale deri në 70% dhe ekstra zbritje në dyshekët Comodita
-Advertisement-

Të tjera