Lajme

Publikohet një fotografi e Radojiçiq me persona të tjerë të armatosur e në uniforma në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 23 December 2023

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla në konferencë për media ka nxjerrë detaje të reja nga sulmi i 24 shtatorit në Banjskë. Ai gjithashtu ka publikuar edhe një fotografi të Milan Radojiçiqit dhe terroristëve të tjerë të armatosur në sheshin “Car Llazar” të Mitrovicës së Veriut.

Fotografia është e 10 dhjetorit të vitit 2022.

-Advertisement-

Në një konfrerencë për media së bashku me kryeministrin Kurti, ministri Sveçla ka potencuar se sulmi terrorist ishte i mbështetur e përkrahur nga strukturat shtetërore serbe dhe qëllimi kryesor ishte aneksimi i veriut të Kosovës.

Sveçla ka dhënë detaje të reja lidhur me sulmin, duke publikuar edhe fotografi e fakte se si ka ndodhur e gjithë ngjarja.

Ai ka deklaruar se Policia e Kosovës ka qenë e vëzhguar nga terroristët përmes dronëve, ku ka publikuar edhe disa fotografi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera