Publikohet lista me emrat e 7 oficerëve të ushtrisë ruse të vrarë në Ukrainë
Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 26 March 2022
Mediumi britanik ‘The Guardian’ ka publikuar listën me emrat e 7 oficerëve të lartë të ushtrisë ruse që janë vrarë në Ukrainë dhe të një tjetër gjenerali që u shkarkua nga Kremlini zyrtar.
Zyrtarët perëndimorë besojnë se nga fillimi i invazionit rus në Ukrainë janë vrarë 7 oficerë dhe një është shkarkuar.
Ata janë: Major Gjeneral Andrey Mordovich i vrarë në aksion; Major Gjeneral Oleg Mityaev i vrarë në aksion; Gjeneral Lejtnant Yakov Rezanstev i vrarë në aksion; Major Gjeneral Vitaliy Gerasimov i vrarë në aksionl; Major Gjeneral Andrei Sukhovetsky i vrarë në aksion; Major Gjeneral Andrey Kolesnikov i vrarë në aksion; Gjeneral Magomed Tushaev i vrarë në aksion dhe Gjeneral Vlaislav Yershov i shkarkuar, përcjell Gazeta Express.
Kanë kaluar një muaj që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, kur presidenti Putin dha urdhërin për ‘operacionin special’ që pasoi me granatimet e para në disa qytete të Ukrainës.
Që nga 24 shkurti Rusia ka bombarduar qytetet e Ukrainës, të mëdha dhe të vogla, duke detyruar mbi 10 milionë ukrainas të largohen nga shtëpitë e tyre, me 6.5 milionë të zhvendosur brenda vendit dhe 3.6 milionë të shkojnë jashtë vendit, sipas Kombeve të Bashkuara.
Të paktën 977 civilë u vranë dhe 1,594 u plagosën, sipas OKB-së, por shifrat aktuale besohet të jenë dukshëm më të larta. Sipas autoriteteve lokale në Mariupol, një qytet port i rrethuar në Ukrainën juglindore, vetëm në qytet u vranë mbi 2000 banorë. Lufta e Rusisë mori jetën e të paktën 128 fëmijëve dhe plagosi të paktën 172 fëmijë të tjerë, sipas Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm.
Të tjera
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...
-
Kurti për refuzimin e takimit me sindikalistët e sektorit privat: Në zyrën time vijnë kur s’kryejnë punë diku tjetër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për refuzimin e takimit me kryesi...
-
“Shpia, familja po konsiderohet si vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat”
Këtë javë në emisionin “Gratë në Fokus” me Meme Smajli, ishte e ftuar artistj...
-
Zv. Ministri i Kurtit: E kam parë vet listën, përveç Albin Kurtit i gjithë kabineti qeveritar ka qenë në “listën e zezë” të KFOR-it
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka konfirm...
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...
-
Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim
Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ...
-
Qeveria i ndan nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bas...
-
Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente
Kompania kineze e rrjetit social, TikTok ka reaguar në lidhje me vendimin e q...
-
90% e prindërve kërkuan mbylljen e TikTok-ut, Rama publikon anketimin e bërë me prindërit
Kryeministri Edi Rama shprehet se 90% e prindërve janë dakord me mbylljen e T...