Lajme

Publikohet fotoja e Kurtit me mësuesen që “goditi” ashpër Jasharajn

Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 05 September 2022

Një mësuese e shkollës fillore “Ismail Qemajli” në Prishtinë, Refiqe Hamiti, i është kthyer ashpër sot kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharajt, duke i thënë se nuk e ka qejf hiq, shkruan Gazeta Infokus.

E kjo mësuese doli që të jetë edhe një mbështetëse e flaktë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Madje është publikuar edhe një foto e përbashkët e tyre ku e vërteton që mësuesja mbështet fuqishëm kryeministrin.

-Advertisement-

Po ashtu mbështetja e saj ndaj Kurtit është vërejtur edhe përmes një postimi në “Facebook”, që kjo mësuese e kishte bërë duke thënë se “Ky është Albin Kurti kryeministri, zemra e Kosovës!”.

Ndërkaq kjo mësuese ka kërkuar nga Jasharaj që të i kthejë mësuesit në shkolla, duke kërkuar që greva të ndalojë.

Madje ajo ka thënë se ne më këtë 1 shtator kemi humbur dritën, asrimin e gjeneratave për të cilat janë dedikuar të iu japin mësim.

“Unë jam mësuesja Refiqe Hamiti, me përvojë pune 30 vjet në arsim. Kam kalu sfida të ndryshme. Atë çka po du me thënë po e them me tri konceptime, në qoftë se ke humbur para ke humbur pak, në qoftë se ke humbur shëndetin ke humbur shumë, në qoftë se ke humb dritën, arsimimin e një gjenerate ke humbur të gjitha. Ne me këtë 1 shtatorin jemi duke humbur dritën dhe arsimin e gjeneratës të cilën ne jemi të dedikuar, të punësuar, të thirrur me mbajë mësimin. Po ju dëgjojmë edhe pse unë vet kam qenë kundër kësaj greve dhe pse unë më vjen keq që më duhet me shpreh por po du me ta shprehë në prezencë, hiç nuk të kam qejf por po të respektojë. Po ta respektojë moshën, dinjitetin, dhe kam ngritë zërin për njollosjen kombëtare që tu ka bërë”, i tha kjo mësue kryetarit të SBASHK-ut.

Përkundër kësaj, Jasharaj ka thënë se greva do të mbyllet vetë atëherë kur të vendos shumica./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera