Lajme

Publikohet fotoja e 48-vjeçarit që u ekzekutua sot në Sukth

Autori: Gazeta inFokus 22:44 | 18 May 2022

Personi në fotoështë 48-vjeçariArben Mërkuri që u ekzekutua sot në qendër të Sukthit me breshëri automatiku pranë dyqanit të tij.

48-vjeçari mban edhe mbiemrin Ismaili dhe njihet si person me precedentë të theksuar kriminalënë qytetin ku jetonte.

Sipas dëshmitarëve të rastit, autorët kanë qenë dy persona të cilët u larguan me një benz “GLE” ngjyrë gri menjëherë pasi qëlluan me breshëri ndaj 48 vjeçarit i cilindërroi jetë në spital pasdy plumbave të marrë.

-Advertisement-

Pista kryesore e hetimeve mësohet se mund të jetë prishja e pazareve të drogës dhe përplasja mes grupeve kriminale të qytetit të Durrësit. Ndërkohë nga Tirana është nisur edhe drejtori i Krimeve të Rënda, Tonin Voci.

Janë shoqëruar në komisariat, disa persona të cilët ishin dëshmitarë gjatë momentit kur u ekzekutua 48 vjeçari, Arben Mërkuri (Ismaili).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera