Lajme

Publikohet fotografia, ky është personi që u arrestua pasi plạgosi gruan e tij në Fushë Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 06 August 2024

Idriz Alija, 73-vjeçar, plagosi rëndë mëngjesin e së martës gruan e tij, Sh. T.

Alija është arrestuar nga Policia e Kosovës, ndërkaq Sh. T është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

73-vjeçari akuzohet për veprën penale ‘’Vrasje e rëndë në tentativë’’ nga neni 173 lidhur me nenin 28 të KPRK-së, ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 i KPRK-së dhe ‘’Mospërfillja e gjykatës’’ nga neni 393 të KPRK-së.

-Advertisement-

Emri i tij është bërë i ditur nga mediat, teksa është publikuar edhe fotografia e tij.

Sipas një njoftimi të prokurorisë të martë gjatë ditës, Alija ishte arrestuar më datë 02.08.2024 në ora 17:30, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Dhunë në familje’’ nga neni 248 të KPRK-së, mirëpo ndaj tij ishte shqiptuar vetëm masa e e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera