Lajme

Publikohen rezultatet e testit me shkrim për policët e rijnë

Autori: Gazeta inFokus 12:31 | 16 March 2022

Policia e Kosovës ka publikuar listat e rezultateve të testit me shkrim të kandidatëve për zyrtar policor, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një njoftimi kanë thënë se kandidatët të cilët kanë kaluar rezultatin 70 përqind e më lartë do të i nënshtrohen testit të shkathtësive fizike.

“Testimi i shkathtësive fizike fillon të mbahet nga data 28.03.2022  deri me datën 30.03.2022,  dhe vendi i mbajtjes së testimit fizik është Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri. Informatat për kohën, datën dhe vendin ku do të mbahet testi i shkathtësive fizike janë të shënuara në fillim të listës së kandidateve që kanë kaluar testin me shkrim”, thuhet në njoftimin e Policisë.

-Advertisement-

Më poshtë gjeni linkun e listave të kandidatëve që kanë kaluar testin me shkrim./Gazeta Infokus/

LINKU:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera