Lajme

Publikohen rezultatet e provimit të Maturës Shtetërore

Autori: Gazeta inFokus 12:13 | 03 July 2017

Pas përpunimit të rezultateve të Provimit të Maturës, Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM), sot i publikoi këto rezultate për të gjithë maturantët që iu nënshtruan testit të maturës në afatin e qershorit.

Rezultati i  kalueshmërisë në këtë afat është 83.5 për qind, ndërsa 67.2 për qind e maturantëve kanë arritur të marrin mbi 50 për qind të pikëve në test.

Bazuar në këtë, KShM e vlerëson shumë të suksesshëm Provimin e Maturës Shtetërore këtë vit, kjo edhe për faktin e administrimit më cilësor e më profesional dhe ndërgjegjësimit të komunitetit arsimor.

-Advertisement-

“Kujtojmë se në dy raundet e organizimit të testit, nuk ka pasur shkelje dhe parregullsi të theksuara në asnjë qendër testimi. Komisioni Shtetëror i Maturës njofton se, Provimi i Maturës për afatin e gushtit (pjesa e parë) do të mbahet më 25 gusht, ndërsa (pjesa e dytë) më 2 shtator 20017”, thuhet në njoftim.

KShM i uron të gjithë maturantët për suksesin e arritur dhe u dëshiron suksese në sfidat dhe rrugëtimin e mëtejmë, ndërsa ata që nuk kanë arritur suksesin e pritur i fton që të përgatiten deri në afatin e ardhshëm. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera