Lajme

Publikohen pamjet e fundit: Këto janë pasojat në Kiev pas granatimeve ruse

Autori: Ermirë Berisha 11:09 | 16 March 2022

Në orët e vona në Kiev të Ukrainës, është shembur një shtëpi si pasojë e bombardimeve të shumta nga forcat ruse, shkruan Gazeta inFokus

Shtëpia e cila gjendet në lagjen Shevchenkivskyi është shembur nga kati i 12-të, duke shkaktuar lëndime të banorëve, dhe dëme tjera materiale.

Njësitë e “SES” deri tani kanë evakuuar 37 persona, ku 2 prej tyre kanë qenë të plagosur.

-Advertisement-

Ekipi i shpëtimit të Kievit, ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes duke eliminuar zjarrin, dhe duke u ofruar ndihmë të shëndetit fizik dhe atij mental banorëve të kësaj lagje.

“ Më 16 mars, në orën 6:16 të mëngjesit, Shërbimi i Shpëtimit mori një raport për një shembje në një ndërtesë banimi në lagjen Shevchenkivskyi. Kështu, si pasojë e rënies së copëzave të predhave në një pallat banimi 12-katësh, ka ndodhur shembja në katin e 12-të dhe teknik, si dhe është dëmtuar pjesërisht edhe godina fqinje 9-katëshe. Prej orës 07:45 janë eliminuar zjarret në ballkonet e katit 3, 10, 11 dhe 12, si dhe në banesën e katit të fundit.  Nuk ka djegie në pallatin nëntëkatësh të banimit. Njësitë e SES evakuuan 37 persona, duke përfshirë 2 të plagosur.  Vazhdon puna për kërkimin e viktimave dhe çmontimin e strukturave. Në vendngjarje u përfshinë 35 personel dhe 8 njësi pajisje SES, përfshirë psikologë nga Shërbimi i Shpëtimit” ka shkruar Ekipi i shpëtimit në Kiev./Gazeta inFokus/





Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera