Lajme

Publikohen fotot pas arrestimit të sulmuesit në Hurghada

Autori: Gazeta inFokus 20:00 | 14 July 2017

Në rrjetet sociale janë publikuar foto, ku shihet sulmuesi i arrestuar, i cili plagosi me thikë 6 turistë në një hotel pranë Detit të Zi, Hurghada.

Në fotot e publikuara, shihet sulmuesi i vendosur në një kafaz të improvizuar në një karrocë.

Zyrtarët egjiptianë bënë të ditur se disa prej të plagosurve janë në gjendje kritike për jetën, ndërsa mediat raportojnë se dy prej tyre kanë ndërruar jetë.

-Advertisement-

Sulmuesi duket të ketë notuar nga një pjesë e plazhit publik, për të siguruar qasje në territorin e resortit. Hurghada është një prej vendeve turistike më popullore, i njohur veçanërisht për zhytjet me veshje speciale

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera