Sport

Publikohen çmimet e biletave të ndeshjes Shqipëri-Gjeorgji

Autori: Gazeta inFokus 18:32 | 17 July 2024

Biletat për ndeshjen e dytë të UEFA Nations League, Shqipëri-Gjeorgji. në datën 10 shtator (20:45) në “Air Albania”, dolën në shitje për të gjithë tifozët e Kombëtares mbrëmjen e së martës.

Çmimet për këtë ndeshje shumë të rëndësishme të Kombëtares sillen nga 500 lekë në Kategorinë e katërt, në 1.000 lekë në Kategorinë e tretë, 2.500 lekë në të dytën dhe 4.000 lekë në Kategorinë e parë.

Sakaq, në sektorin “Premium”, biletat për këtë ndeshje do të shiten me 8.000 lekë, në sektorin “VIP” 20.000 lekë, ndërsa në sektorin “VIP Premium”, biletat kushtojnë 25.000 lekë.

-Advertisement-

FSHF dëshiron t’u bëjë me dije të gjithë tifozëve se çdo biletë është e pajisur me një QR code me përdorim unik. Biletat do të shpërndahen zyrtarisht vetëm nga kompania T-Ticket.

Të gjithë të interesuarit mund të blejnë biletën e tyre vetëm në këtë link “ebileta.al”. Shqipëri – Gjeorgji do të luhet në datën 10 shtator në stadiumin “Air Albania”. Duke nisur nga ora 20:45.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera