Sport

PSG-Tottenham “shkëmbejnë” trajnerët? Në Francë e bëjnë fakt kalimin e Contes në Paris

Autori: Gazeta inFokus 14:22 | 25 April 2022

Paris Saint-Germain po finalizon shkarkimin e Mauricio Pochettino dhe do të konsiderojë trajnerin e Tottenham, Antonio Conte si pretendent për ta zëvendësuar atë.

Drejtuesit e PSG-së janë të bindur për largimin e argjentinasit nga drejtimi i skuadrës, pasi ky i fundit zhgënjeu me ecurinë në Champions League, duke u elimiuar që në raundin e 1/8-ave.

Skuadra e yjeve që klubi i ofroi trajnerit nuk dha rezultat dhe qëllimi i këtij sezoni, që ishte trofeu i Champions League nuk u arrit dhe për eliminimin nga kompeticioni më i rëndësishëm për klube, parizienët kanë fajësuar Pochettinon, të cilin duan ta largojnë në përfundim të sezonit, pavarësisht se riktheu titullin e Ligue 1, dhe ndonëse kontrata i përfundon në verë të 2023-shit.

-Advertisement-

Sipas raportimeve në Francë parizienët po synojnë të afrojnë Conten, i cili aktualisht është nën kontratë me Tottenham deri më 30 qershor të 2023-shit.

Megjithatë një kalim i mundshëm i italianit në Paris do të hapte rrugët për rikthimin e Pochettinos në Premier League, pikësisht te skuadra që tashmë drejtohet nga Conte.

Presidenti i “Spurs”, Daniel Levy raportohet nga mediet britanike se po bisedon ‘pandërprerë’ me Mauricio Pochettino, pasi lajmet e fundit thonë se ish-trajneri i Spurs do të shkarkohet nga Paris Saint-Germain.

Kjo do të nënkuptonte një formë “shkëmbimi” të trajnerëve mes PSG-së dhe Tottenham, por vlen të theksohet se deri më tani nga asnjë prej klubeve në fjalë nuk ka reagime zyrtare në lidhje me këto lajme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera