Sport

PSG po shpreson ta bind Mbappen që të qëndroj

Autori: Gazeta inFokus 13:00 | 14 October 2021

Trajneri i Paris Saint-Germain Mauricio Pochettino i është adresuar spekulimeve mbi të ardhmen e yllit francez Kylian Mbappe, ku ka thënë që situata është ende e hapur pavarësisht interesimit të Real Madridit.

Mbappe, i cili është në vitin e fundit të kontratës së tij me PSG, ka një kohë të gjatë që lidhet me një transferim te Real Madridi, dhe 22 vjeçari në fillim të këtij sezoni ka treguar dëshirën për t’iu bashkuar gjigandit spanjoll, përcjell KosovaPress.

“Mbappe është mirë, ai është një djalosh i qetë me shumë personalitet dhe një karakter të shoqërueshëm, ai është i qartë për gjërat dhe e do futbollin, ai është tejet i matur për një 22 vjeçar”, tha Pochettino.

-Advertisement-

“Fakti është që situata e së ardhmes së tij është ende e hapur, dhe në të ardhmen çdo gjë mund të ndodhë, pozicioni i disa muajve të kaluar mund të ndryshojë në të ardhmen. PSG si klub sigurisht që e ka aftësinë që ta bind atë, dhe t’i ofrojë gjëra që ai të qëndrojë dhe të jetë i lumtur, ekziston mundësia që ai të ndërroj mendje”, shtoi trajneri argjentinas.

Javën e kaluar, drejtori sportiv i Paris Saint-Germain Leonardo iu përgjigj Real Madridit në lidhur me deklaratat që gjigandi spanjoll i ka bërë për Kylian Mbappe, duke thënë që krerët e madrilenëve nuk kanë treguar respekt drejt PSG dhe Mbappes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera