Sport

PSG nuk e do më në klub, Chelsea nis punën për afrimin e Neymar

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 17 February 2023

E ardhmja e Neymar vazhdon të jetë diskutimi kryesor në Paris. Braziliani është kthyer në një çështje për shkak të marrëdhënieve jo të mira me drejtuesit e klubit, por jo vetëm pasi marrëdhëniet e tensionuara janë prezente edhe mes lojtarëve veçanërisht me Mbappen. Për këtë arsye presidenti Nasser Al-Khelaifi ka vendosur ta largojë nga klubi verën e këtij vitit dhe me shumë mundësi destinacioni më i mundshëm për të është Premier League. Chelsea është klubi më i interesuar për të transferuar Neymar në Stamford Bridge, me presidentit Todd Boehly që ka nisur nga puna.

Së fundmi mediat francezi raportuan për një takim mes dy presidentëve : Nasser Al Khelaifi dhe Toddy Boehly. Amerikani dëshiron t’i japë një tjetër mundësi brazilianit të shfaqë potencialin e tij, megjithatë për shkak të shpenzimeve marramendëse në merkaton e janarit nuk është i gatshëm të bëjë çmendurira për të blerë 31 vjecarin.

Kontrata e Neymar me Paris Saint German përfundon në vitin 2025 dhe sipas raportimeve të fundit drejtuesit e klubit janë të gatshëm ta lënë të lirë për t’u larguar braziliani për shumën e 60 milion eurove.

-Advertisement-

“Blutë e Londrës” janë të gatshëm për ta transferuar në Stamford Bridge, me Paris Saint German që do të humbiste shumë, pasi për ta afruar në 2017 paguan në total 222 milion euro për brazilianin në drejtim të Barcelonës.

Megjithatë me mbylljen e sezonit do të saktësohet gjithçka, por një gjë është e sigurt aksi Paris – Londër do të jetë në qendër të vëmendjes në verë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera