Sport

PSG nis punën për rinovimin me Messin, te Barça ëndërrojnë kthimin e legjendës

Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 25 October 2022

Leo Messi, sipas “El Mundo Deportivos”, është pranë rinovimit të kontratës me PSG-në. Marrëveshja aktuale e argjentinasit me parizienët skadon në qershor, por kampionët në fuqi të Francës, duke parë rendimentin e shtatë herë fituesit të Topit të Artë këtë sezon duan që ai të vazhdojë.

Sipas gazetës franceze “Le Parisien”, klubi kryeqytetas po punon për kushtet ekonomike të kontratës së re për lojtarin argjentinas, që kërkohet edhe nga Barcelona. Joan Laporta, presidenti i Barçës, në planet e tij që të kthejë në “Camp Nou” një legjendë të klubit, që iu desh të largohej në verën e vitit 2020 pasi “blaugranat” e kishin të pamundur ta paguanin.

Javë më parë, përfaqësuesit e Leo Messit e bënë të qartë se sulmuesi argjentinas nuk do të nxitonte për të marrë një vendim dhe se ai nuk do të vendoste për të ardhmen e tij para Kupës së Botës. Megjithatë, dhe sipas “Le Parisien”, PSG tashmë ka filluar të lëvizë për të bindur Messin që të zgjasë kontratën e tij, përtej 30 qershorit 2023.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera