Sport

PSG në sulm për Dembele, klauzola skadon të hënën

Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 31 July 2023

Paris Saint Germain synon të afrojë Ousmane Dembele brenda datës 31 korrik. Sulmuesi francez kërkohet me ngulm nga klubi kryeqytetas, që dëshiron të shfrytëzojë një klauzolë të vlefshme deri më 31 korrik.

Sipas asaj klauzole, Dembele mund të transferohet jashtë Spanjës, nëse klubi që e merr paguan 50 milionë euro në arkat e Barcelonës. PSG-ja ka vendosur të paguajë këtë shifër, por nuk ka arritur akoma marrëveshjen me sulmuesin, që nuk duket i bindur për t’u rikthyer në Francë.

Trajneri i Barcelonës, Xavi pranoi se topi është në këmbët e Dembele tashmë, megjithatë tha se është optimist që sulmuesi francez do të vijojë të qëndrojë në Katalunjë.

-Advertisement-

E hëna do të jetë ditë mjaft intensive për drejtuesit e Paris Saint Germain, që do të provojnë të bindin Dembele të transferohet në kryeqytet, në mënyrë që të zbutin sadopak largimin e Kylian Mbappe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera