Sport

PSG me shumë mungesa sonte kundër RB Leipzig

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 03 November 2021

Gjigandi francez Paris Saint-Germain do të zhvillojë ndeshje sot si mysafirë kundër skuadrës gjermane RB Leipzig, e vlefshme kjo për xhiron e katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Në javën e tretë të kësaj faze, PSG e mposhti me rezultat të ngushtë 3:2 skuadrën e Leipzig, përcjell KosovaPress.

Gjigandi francez dhe Leipzig gjenden në Grupi A së bashku me dy skuadrat e tjera si Manchester City dhe Club Brugge KV.

-Advertisement-

Pas tre xhirove të zhvilluara, PSG zë vendin e parë në tabelë me gjithsej shtatë pikë, një më shumë se Manchester City në vendin e dytë, kurse Leipzig pozicionohet në vendin e fundit ku pas tre ndeshjeve nuk ka arritur të arkëtojë asnjë pikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, trajneri Mauricio Pochettino do të ketë mungesa të shumta të lojtarëve, ku nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Bernat, Messi, Paredes, Rafinha, Ramos, Rico dhe Verratti.

Në anën tjetër, për skuadrën e Leipzig nuk do të paraqiten Halstenberg, Klostermann dhe Saracchi.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

RB Leipzig (3-4-3): Gulacsi; Simakan, Orban, Gvardiol; Mukiele, Laimer, Haidara, Angelino; Nkunku, Forsberg; Silva

Paris Saint-Germain (4-3-3): Navas; Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Mendes; Herrera, Gueye, Wijnaldum; Di Maria, Mbappe, Neymar

Grupi A

21:00 RB Leipzig – Paris Saint-Germain (Stadiumi Red Bull Arena)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera