Sport

PSG-ja i ofron para Cavanit për t’ia lënë penaltitë Neymarit

Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 25 September 2017

Një milionë euro bonus i ka ofruar PSG-ja Cavanit vetëm për t’ia lënë penaltitë Neymarit.

Vazhdon të jenë temë diskutimi Edinson Cavani dhe Neymar, se cili duhet t’i ekzekutojë penalltitë tani e tutje për PSG-në, pas asaj që ndodhi ditë më parë.

Sipas asaj që raporton “El Pais”, Paris Saint Germaini i ka ofruar Cavanit një milion euro bonus në vit vetëm që penalltitë t’i ekzekutojë 222 milionëshi, Neymar.

Por, sipas kësaj të përditshmeje, 30-vjeçari ka refuzuar menjëherë këtë ofertë.

-Advertisement-

“El Pais” raporton se numri një i klubit, Nasser Al-Khelaifi, i ka kërkuar më pas Neymarit që të jetë më i qetë dhe ta lërë Cavanin t’i ekzekutojë penalltitë për t’u bërë golashënuesi më i mirë dhe për të fituar besim që të shkëlqejë gjatë sezonit, por kjo ide nuk i ka pëlqyer ish-sulmuesit të Barcelonës.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera