Sport

PSG-ja në probleme serioze!

Autori: Gazeta inFokus 18:45 | 12 October 2017

Presidenti i Paris SG, Nasser al-Khelaifi akuzohet për korrupsion, në lidhje me blerjen e të drejtave televizive për botërorët e ardhshëm.

Në qendër të hetimit të ngritur nga autoritetet zvicerane ka përfunduar edhe rrjeti televiziv nga Katari, “beIn Sports”, rrjet në të cilin Al-Khelaifi është president dhe administrator i deleguar.

Sipas hetimeve të nisura nga policia zvicerane, padroni i PSG-së ka paguar ryshfet për të kushtëzuar përfundimin e garës, me përfshirjen këtu të ish-sekretarit të përgjithshëm të FIFA-s, Jerome Valcke.

-Advertisement-

“Më 20 mars 2017, ministri publik i Konfederatës ka nisur një procedim penal ndaj Al-Khelaifit për korrupsion, vjedhje, mashtrim koorporatash dhe falsifikim të dokumenteve”, lexohet në njoftim.

Për Valcken dyshohet se ka pranuar avantazhe të padrejta në lidhje me dhënien e të drejtave për transmetim në disa vende, të Botërorëve të viteve 2018, 2022, 2026 dhe 2030, ndërsa Al-Khelaifi akuzohet për të drejtat televizive të Botërorëve 2026 dhe 2030.

Në njoftimin e shpallur nga autoritetet zvicerane lexohet se “në bashkëpunim me autoritetet në Francë, Greqi, Itali dhe Spanjë janë kryer njëkohësisht kontrolle në disa banesa. Gjithsesi, askush nuk është vënë në pranga momentalisht. Ndërkohë, për të gjithë të dyshuarit, deri në provimin e fajit, prezumohet pafajësia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera