PSG gjen zëvendësuesin e Mbappesë, por talentin gjerman e do gjysma e Europës
Autori: Gazeta inFokus
11:27 | 26 October 2021
Pas vetëm dy muajsh Kylian Mbappé do të jetë i lirë të negociojë me skuadrën që dëshiron të luajë në të ardhmen, pasi nga 1 qershor do të jetë futbollist i lirë. Edhe pse PSG-ja vazhdon të këmbëngulë për ta bindur që të rinovojë kontratën, vendimi i lojtarit duket i prerë dhe gjithçka tregon se ai nuk do të luajë vitin e ardhshëm në kryeqytetin francez.
Qëndrimi i palëkundur i 22-vjeçarit i ka detyruar parizienët të mendojnë për profile të ndryshme sulmuesish për të mbushur boshllëkun që do të krijojë largimi i francezit.
Sipas informacioneve të fundit, një nga objektivat që Leonardo ka fiksuar në mendjen e tij është Karim Adeyemi. Sulmuesi 19-vjeçar nga Salzburgu është kthyer në një nga zbulimet më të mëdha të futbollit europian dhe profili i tij, pa dyshim, është shumë i ngjashëm me atë të Mbappesë. Ai ka mentalitet, shpejtësi, teknikë, driblime dhe shumë gola. Pa shkuar më tej, këtë sezon ai ka realizuar 14 gola dhe ja dhënë 2 asistime në 18 ndeshje në të gjitha garat.
PSG nuk është skuadra e vetme që ka shfaqur interes për sulmuesin gjerman. Ekipet si Atlético e Madridit, Reali i Madrid, Bayerni i Mynihut apo Interi kanë nisur të mendojnë për blerjen e një prej talenteve më të spikatura të futbollit europian.
Për momentin, prioritet i PSG-së mbetet të tentojë rinovimin e Mbappesë, por edhe të hartojë një plan “B” në rast se nuk plotësohet dëshira e klubit./ SS

T� tjera
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...






























