Sport

PSG, gati të ndërhyjë me prepotencë për Harry Kane

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 24 Korrik 2023

Harry Kane duket se është gjithnjë e më pranë Bayernit në Bundesligë, por transferimi në Gjermani nuk është mbyllur ende.

Bashkëshortja e sulmuesit të Tottenhamit është parë në kryeqendrën e Bavarisë, Mynih, ku, sipas “Bild”, ka kërkuar shtëpi dhe shkolla për fëmijët e çiftit, por në orët e fundit është futur fuqishëm në valle PSG.

Sulmuesi nuk ka vendosur përfundimisht se çfarë do të bëjë, por një gjë është e sigurt: klubi londinez kërkon 100 milionë euro për kartonin e tij.

-Advertisement-

Edhe për Kane mund të kemi një ankand, pasi parizienët, me lamtumirën e mundshme të Mbappesë, mund të bëjnë një ofertë më të mirë se bavarezët për sulmuesin e “Tre Luanëve”.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy