Sport

PSG e “dridh” Realin, i ofron para dhe dy yje për Iscon

Autori: Gazeta inFokus 18:11 | 30 October 2017

Philippe Coutinho nuk është dëshira e vetme e skuadrës lidere të Ligue 1, PSG.
‘Diario Gol’ sot ka raportuar se skuadra nga kryeqyteti i Francës, është e interesuar edhe për lojtarin më në formë të Real Madridit, mesfushorin Isco.

Isco që shënoi golin e vetëm në humbjen e Real Madridit një ditë më parë nga Girona, i ka shkelur syrin drejtuesve të PSG-së.

Soccer Football - Liga Santander - Girona vs Real Madrid - Estadi Montilivi, Girona, Spain - October 29, 2017 Real Madrid’s Isco celebrates scoring their first goal REUTERS/Albert Gea
Festa e Iscos te goli që i shënoi Gironas në humbjen 2:1 te Real Madrid.

Se interesimi i PSG-së është i madh, e tregon edhe oferta shumë serioze e tyre.

-Advertisement-

Përveç parave, PSG do t’i ofrojë Real Madridit edhe shërbimet e dy lojtarëve, Julian Draxler dhe Gonçalo Guedes, ky i fundit është i huazuar te Valencia.

Më shumë lëvizje në këtë drejtim pritet të ketë në afatin kalimtar të verës në vitin 2018.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera