Rozë

Pse Vesa Luma e cilëson veten me fat? (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 31 July 2017

Vesa Luma zakonisht shkruan në rrjetet sociale kryesisht për të shprehur dashurinë e saj ndaj të birit, Lian ose kur tregon për ndonjë projekt të ri muzikor.

Por duket se ajo sot ka zgjedhur të tregojë dashurinë që ka për nënën e dy motrat e saj.

Madje sipas këngëtares, i biri i saj dhe ajo janë me fat që i kanë nënën e motrat, respektivisht gjyshen e tezet në jetën e tyre.

-Advertisement-

“Sot nuk është ndonjë datë e caktuar… Thjesht dita-ditës kuptoj sa me të vërtetë me fat jam që jam lindur dhe rritur me një familje të ndërtuar mbi dashuri të pakushtëzuar. Liani është me më shumë fat që këtë dashuri e merr të shumëfishuar prej gjyshes dhe tezeve që kujdesen për të maksimalisht. Dhe unë do të kujdesem që t’ia trashëgoj këto vlera elementare për një jetë të lumtur. Ju dua!”, ka shkruar Luma.

Për këngëtaren e tashmë shumë hiteve, duket se nuk ka nevojë të ketë festë ose data të caktuara që të tregojë se sa shumë i vlerëson e do ata që ka afër. Vesa Luma, një shembull për tu ndjekur!

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera