Shëndetësi

Pse vajzave po u shfaqet cikli menstrual në moshën 8 apo 9 vjeçare?

Autori: Gazeta inFokus 16:42 | 24 November 2017

Kishte një kohë kur vajzave u shfaqej cikli menstrual kryesisht në adoleshencë të hershme. Por, me ndryshimin e kohës, mënyrën e jetesës, zakonet e të ngrënit, faktorët mjedisorë, koha në të cilën vajzat kanë ciklin e parë po ndryshon gjithashtu.

Kohëve të fundit, ka raste të shpeshta kur vajzat e reja si tetë apo nëntë vjeçare kanë ciklin e parë. Kjo ngre shumë shqetësim midis prindërve.

Shumë nëna janë të shqetësuar se nëse ekspozimi i hershëm ndaj estrogjenit (hormonet femërore përgjegjëse për rregullimin e menstruacioneve, zhvillimin e gjirit dhe funksionet e ndryshme të sistemit riprodhues) mund të kenë ndërlikime shëndetësore tek vajzat më vonë në jetë, transmeton Indeksonline.

-Advertisement-

Por, cilët janë faktorët që ndikojnë në këtë?

Ka shumë faktorë që ndikojnë dhe disa janë sëmundjet e fëmijërisë, ndryshimet e shpejta të peshës, streset, etj. Të gjitha ndikojnë në pjesën e trurit që rregullon ciklin menstrual dhe çon cikël të hershëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera