Lajme

Pse u nda NISMA nga PAN, flet Milaim Zeka

Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 12 September 2017

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka ka sqaruar arsyen pse subjekti i tyre politik do të ndahet nga PAN dhe do të veprojë si grup i vetëm parlamentar.

Zeka thotë se nga sot, Nisma do të veprojë edhe si pozitë por edhe si opozitë. Derisa njoftoi se në krye të grupit Parlamentar të Nismës do të jetë Bilall Sherifi.

“Prej sot, rruga jone parlamentare, do te vazhdoje e ndare nga PAN-i. Do kemi qendrime te perbashketa, po edhe te ndara.

-Advertisement-

Prej sot, do jemi edhe pozite, edhe opozite. Çdo propozim, çdo iniciative qe shkone ne interes te vendit, to ta kete mbeshtetjen e NISM es, ne krye me Bilall Sherifin. Keto iniciativa munden me ardhe nga çdo force politike. Do ta deshmojme, qe ne nuk jemi numera, po jemi deputet”, është shprehur Zeka në Facebook.

Thekson se janë zgjedhur për ta mbrojtur interesin e Kosovës, interesin e qytetarëve e të Nismës.

“Jemi zgjedhe për ta mbrojte interesin e Kosovës, interesin e qytetarëve, pastaj të Nismës, e krejtë ne fund, edhe tonin”, ka shkruar ai.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera