Rozë

Pse u largua Gresa Pallaska nga seriali “Çka ka shpija”, flet për herë të parë Naser Rafuna

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 05 April 2024

Një krisje raportesh u raportua ditë më parë mes dy aktorëve Naser Rafuna si dhe Gresa Pallaska, dy personazhet kryesore në serialin “Çka ka shpija”.

Mungesa e aktores në këtë serial është vërejtur dukshëm, por deri më tani ajo nuk ka bërë një reagim publik.

Megjithatë, producenti dhe njëherësh aktori Naser Rafuna ka treguar në emisionin “Ora e Pasdites” se largimi i Pallaskës nga seriali nuk kishte të bënte fare me raportin me të; dhe nuk tha se mes tyre kishte pasur “krisje”.

-Advertisement-

“Nuk e di. Ishim gjatë provave. Çështje personale me një koleg aty, jo me mua. Çështje personale mes kolegëve. Vendim i saj”, deklaroi Rafuna.

Megjithatë, i pyetur nëse ka gjasa që Pallaska të rikthehet në serialin e njohur, ai deklaroi se nuk po merret me atë pjesë dhe nuk dha detaje lidhur për këtë.

Kujtojmë se Gresa e ka hequr Naserin nga lista e personave që i ndjek në rrjete sociale duke lënë të nënkuptohet se ndarja tyre profesionale nuk ka qenë më paqësorja e mundshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera